Shqiptaret pro, maqedonasit kunder ndryshimit te emrit
Albeu.com
Një anketë e realizuar nga organizata “Transparenca – Korrupsioni zero” dhe agjencia “Rejting” janë shfaqur dallime midis dy komuniteteve më të mëdha në Maqedoni, sa i përket kontestit të emrit.

Anketa bën të ditur se 89 për qind e shqiptarëve pranojnë ndryshimin e emrit, ndërsa 65 për qind e maqedonasve janë shprehur kundër. Sipas të dhënave, 68 për qind e qytetarëve e kanë të qartë se çfarë kërkon Greqia në kontestin e emrit, ndërsa 62 për qind nuk dinë se cila është vija e kuqe e Qeverisë së Maqedonisë.

“Nga kjo anketë bëhet e qartë se qytetarët më shumë kanë njohuri se çfarë kërkon Greqia nga ne. Kjo krijon një ndarje midis qytetarëve në vend. Me këtë shohim edhe dallimet e mëdha që ndodhin midis shqiptarëve dhe maqedonasve”, ka theksuar kryetarja e “Transparencës- Korrupsioni Zero”, Sllagjana Taseva. Mbi 50 për qind e qytetarëve në anketë nuk shpresojnë se do të ketë zgjidhje të emrit gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.
Shtuar më 04/02/2010, ora 03:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori