E FUNDIT/ Sherr me armë në Bulqizë, 1 i plagosur
Shqiptarët po hanë pesticide, por AKU bën show dhe thotë se nuk duhet të shqetësohemi
Autoriteti Shqiptar i Ushqimit ka gjetur kohë që të dalë në tregje, shoqëruar me kamera dhe fotografë me vete për të thënë se nuk ka vend për panik në lidhje me përdorimin jashtë çdo logjike të hormoneve dhe pesticideve fruta dhe perime.

Kështu AKU ka shkuar në Berat dhe Fier duke marrë disa kampion domatesh dhe perimesh të tjera për të thënë se nuk ka vend për panik.

AKU konkludon, sipas njoftimit të tyre zyrtar, se perimet e prodhuara nga fermerët e Myzeqesë dhe kudo në vend janë brenda parametrave të sigurisë dhe standardeve ushqimore bashkëkohore.

"Për rrjedhojë edhe të kërkuar nga vendet e BE-së dhe kjo vërehet nga rritja e eksporteve të fruta-perimeve drejt vendeve si Greqia, Italia dhe vende të tjera evropiane etj. Pothuajse çdo ditë nga Shqipëria dalin produkte (fruta, perime) me destinacion vendet e BE-së" mbyllet deklarata.

Por për parandalimin e kësaj problematike, një nga hapat që pritet të merret është edhe ashpërsimi i Kodit Penal dhe përdorimi i tepruar i pesticideve të cilësohet vepër penale e i dënueshëm me burg", thotë AKU.
Shtuar më 29/04/2019, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori