Shqiptarët planifikonin sulm terrorist në Itali: Gjaku i tyre është hallall për ne
Pëlqej
Mediat italiane kanë bërë publike përgjimet të cilat kanë nxjerrë zbuluar planin e katër shqiptarëve për sulm terrorist në Venecia.

Shqiptarët nga Kosova janë: Fisnik Bekaj 24 vjec, Dake Haziraj, 25-vjec dhe Arjan Babaj, 27-vjeç.

Italianët shkruajnë se shqiptarët kishin planifikuar një sulm të përgjakshëm gjatë karnavaleve që do të zhvilloheshin në Venecia, raporton albeu.com.

Plani i tyre është nxjerrë në pah pas përgjimeve ku ndër të tjera shqiptarët planifikojnë se si "të derdhin lumë, gjakun e italianëve".

"Carnevale, po … paf, paf'... të tjerët që ndërhyjnë 'të veshur si këto', 'me një maskë'.

Pastaj, gjatë përgjimeve janë shkëputur dhe fraza të frikshme si 'gjaku i nxehtë', 'në terren … mos u shqetësoni për shkak se gjaku i tyre është pasuria e tyre, gjaku i tyre për ne është hallall..."

Në një nga përgjimet e realizuara nga hetuesit, të dyshuarit flisnin edhe për blerjen e një kallashnikovi për 250 euro. /albeu.com/


Shtuar më 21/02/2018, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori