Shqiptarët përplasen me armë me policinë greke
Një tjetër përplasje me armë mes shqiptarëve dhe policisë greke është regjistruar në Rethimno të Kretës ku policia helene zbuloi rreth 1000 rrënjë kanabis.

Mësohet se shqiptarët janë përleshur me policinë dhe kanë tentuar të largohen nga vendi i ngjarjes. Njëri prej tyre, i identifikuar si Aleksandër Kola, 35 vjeç, sipas mediave greke mund të jetë i afërm i Marian Kolës i vrarë në qershor në shkëmbim zjarri me policinë greke, u përpoq të shpëtojë duke qëlluar mbi policinë me pistoletën e tij. Nga shkëmbimi i zjarrit ai u plagos në kofshën e majtë. 35 vjeçari u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Rethimno, ku ruhet me policë. Ndërkohë shoku i tij, emri i të cilit nuk është bërë ende publik, është arrestuar nga policia.

Shtuar më 03/09/2013, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori