Shqiptarët përmbysin burgun e Fierences, sherr i dhunshëm me rumunët
Pëlqej
Një sherr i dhunshëm ka ndodhur gjatë natës së shkuar mes të burgosurve shqiptarë dhe atyre rumunë në burgun e Solliccianos në Firence të Italisë.

Policia italiane e burgjeve informon se ngjarja ka ndodhur për motivin e zotërimit të territorit brenda burgut.

Sherri ka qënë mjaft i dhunshëm e situata është qetësuar vetëm falë ndërhyrjes së forcave të policisë së burgjeve.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Sindikaliste të policisë së brugjeve Leo Beneducci në një njoftim zyrtare të shpërndarë për mediat është shrpehur "se së fundmi këto episode janë gjithnjë e më të shpeshta dhe se burgjet po kthehen në tokën e askujt, ku rregullat e një bashkëjetese civile në respekt të rregullit e sigurisë janë zëvendësuar me një mbikqyrje dinamike ndaj sherreve e sulmeve mes të burgosureve, e çmimin më të lartë e paguajnë oficerët e policisë së burgut."

Prej disa kohësh në Itali ekziston problemi i mbipopullimit të burgjeve e numrit të lartë të të burgosurve të huaj.

Duke iu referuar të dhënave të Ministrisë Italiane të Drejtësisë, deri më 31 tetor 2018 në burgjet italiane ndodhen 2560 të burgosur shqiptarë 34 prej tyre janë femra.

Ndër ta, janë 1661 të burgosur mes të cilëve 17 femra që po vuajnë masën e dënimit të marrë nga drejtësia italiane, ndëra 897 shqiptarë mes të cilëve 17 femra janë në gjendje arresti me burg në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor.

Të burgosurit shqiptarë në burgjet italiane renditen të tretin në numër pas atyre marokenë me 3740 të burgosur dhe rumunë 2573 të burgosur.

Sipas të dhënave të drejtësisë italiane të përditësuar deri më 31 tetor të 2018 në Itali janë 20 189 të burgosur me shtetësi të huaj e të burgosurit shqiptarë përbëjën 12, 7 % të tyre, shkruan OraNeWs.

Ndërsa sa i takon shtrirjes gjeografike, numri më i lartë i të burgosurve shqiptarë në Itali gjënden në rajonin e Lazios e të Emilia Romagnas ku vuajnë dënimin me numër të barabartë në secilin rajon 266 prej tyre.

Ndërsa në Liguria ndodhen aktualisht 110 të burgosur shqiptarë, në Kampanja 91 e me radhë.

Motivet e dënimeve të të burgosurve shqiptarë në Itali janë grabitje, trafik lëndësh narkotike, tentativë vrasje e vrasje, armëmbjatje pa leje, pjesëmarrje në aktivitet kriminal etj.
Shtuar më 21/11/2018, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori