E rëndë në SHBA, 6-vjeçari qëllon mësuesen me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Virxhinia të SHBA-ve. Një 6-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri mësuesen e tij në një shkollë të Virxhinias.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, 6 Janar.

Mësuesja rreth 30-vjeçare është dërguar e plagosur rëndë në spital, siç raportojnë mediat amerikane. Nuk raportohet për të lënduar të tjerë.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Albeu.com/


Shtuar 7.01.2023 08:31