Në vetëm 1 javë, autoritetet në Tiranë raportojnë se janë arrestuar 10 shoferë, 8 prej të cilëve në gjendje të dehur.
Po ashtu janë pezulluar 65 patenta, nga të cilat 40 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 10 për
shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
26
raste të ndëshkuara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara shpejtësie; 67
raste të ndëshkuara për
shkelje të sinjalizimit rrugor të ndritshëm (semafor);
157
drejtues mjetesh të
proceduar për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve;
63
drejtues mjetesh të
proceduar për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
1670 masa administrative për qëndrime dhe pushime në
shkelje të rregullave të qarkullimit;
145
drejtues mjetesh të
proceduar për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit;
172
drejtues mjetesh të
proceduar për parakalime të gabuara;
23 masa të ndryshme administrative për
shkelje dhe mangësi në dokumentacion nga
drejtues të mjeteve të transportit publik;
31 automjete me targa regjistrimi të shteteve të tjera, të shoqëruara në Komisariat, për llogari të strukturave të tjera policore, një nga cilët ka rezultuar automjet i vjedhur.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 16:07