“Me emra dhe shifra”, trondit gazetarja: Po ju tregoj çfarë u zbulua në celularin e Ervis Martinajt

Gazetarja Anduela Llabani, ka treguar se i shumëkërkuari Ervis Martinaj kishte dy identitete.

Gjithashtu gazetarja zbuloi se në telefonin e Martinajn janë gjetur numrat e telefonit të shefave të komisariatit.

Gazetarja shtoi se pasi janë zbuluar emrat dhe pagat që merrnin shefat e komisariateve nga Ervis Martinaj, telefoni është zhdukur.

“Në telefonin e Martinajt janë gjetur emra drejtorësh, që merrnin paga mujore. Janë identifikuar dhe pagat që merrnin”, tha gazetarja në Euroneës Albania.

Llabani tha më tej se i shumëkërkuari Ervis Martinaj, pati kohë të largohej nga Shqipëria, pasi në Drejtorinë e Kriminalistikës u dërguan gjurmë të paverifikueshme.

Nisur nga kjo, sipas gazetares Interpol u detyrua që të gjurmonte në institucionet shqiptare dhe në ato të rajonit, ku dhe zbuloi se Martinaj përdorte dy identitete një kosovar dhe një malazez.

Po ashtu, gazetarja tregoi se janë marrë gjurmët e gishtave të Martinajt në spital në kohën kur ai u plagos në Bllok.

“Drejtoria e Kiminalistikës, ka dërguar pranë Interpolit, gjurmë të paverifikueshme të Ervis Martinajt, për të cilat autoritetet e huaja, pasi i kanë marrë kanë thënë se kanë të pamundur të zbulojnë gjë pasi janë të pamjaftueshme e të paplota. Kjo gjë i ka dhënë kohë Martinajt që të largohet. Interpol është detyruar që të marrë të dhëna nga autoriteti ku u bën pasaportat, është detyruar që të marrë nga institucionet dhe homologët kosovarë-maqedonas ku është verifikuar që Martinaj ka pasur dy identitete të huaj, një kosovare dhe një malazeze. Po ashtu janë marrë gjurmët e gishtave në spital në kohën kur ai u plagos në ‘Bllok’”, tha ajo.