537 persona janë
ndëshkuar me masë
administrative 3.000 lekë, pasi që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
Gjithashtu, ndëshkohen me masë
administrative 10.000 lekë, 3 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e
identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e
identifikimit, janë
ndëshkuar me masën
administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Policia e Shtetit i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.
Shtuar më 25/11/2020,
ora 15:43