Shqiptarët nën vëzhgimin e policisë së Nju Jorkut
Departamenti i Policisë së Nju Jorkut ka hartuar një raport me bizneset e shqiptarëve dhe mbi vendet ku ata mblidhen. Këto ambiente janë fotografuar dhe janë përfshirë në këtë raport sekret. Raporti në fjalë është i ndarë në 7 seksione.

Duke ju referuar këtij raporti Gazeta Shqiptare rëndit disa prej këtyre seksioneve. I pari është një vështrim i përgjithshëm mbi komunitetin shqiptar. I dyti flet për xhamitë shqiptare ndërsa pesë seksionet e tjera janë zonat e Nju Jorkut ku jetojnë shqiptarët. Ajo që bie në sy është fakti se në këtë raport të NYPD-së, janë përfshirë dhe 7 xhami të cilat janë cilësuar si vende ku mblidhen më së shumti shtetasit shqiptar që jetojnë në Nju Jork. Madje për njërën prej tyre, Staten Island thuhet se Imami i saj mund të ketë lidhje me xhaminë e Al Farooq e ndodhur në Bruklin dhe se shqiptarët kanë deklaruar se kanë paguar rreth 5 milionë dollarë për ndërtimin e saj në vitin 1990.

Ekspertët e Policisë së Nju Jorkut kanë identifikuar dhe mbajtur nën vëzhgim 48 biznese të cilat administrohen prej shqiptarëve. Zona me më shumë biznese të administruara nga shqiptarët është ajo e Bronksit, ku 23 dyqane janë në pronësi të tyre. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2012, ora 12:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori