Shqiptarët në Maqedoni fitojnë 33 deputetë
Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kur janë numëruar mbi 96 për qind të votave, shqiptarëtMaqedoni kanë fituar 33 mandate deputetësh.

Sipas kalkulimeve zyrtare të KSHZ, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 16 mandate, Aleanca për Shqiptarët 12, Partia Demokratike Shqiptare 1 mandat dhe Lëvizja BESA, e cila garoi në koalicion me LSDM, 4 mandate.

Megjithatë, këto janë kalkulimet e rezultateve preliminare nga ana e KSHZ-së. Nesër pritet të jepen rezultate zyrtare.

Ndërkaq, në kampin maqedonas LSDM ka fituar 45 mandate (bashke me 4 deputete te Beses), ndërsa VMRO 44 mandate. /ina/
Shtuar më 16/07/2020, ora 02:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori