Shqiptarët në burgjet e Greqisë me flamur kombëtar e me çifteli

Që shqiptarët e duan vendin e tyre ata e dëshmojnë edhe në rrethana të papërshtatshme.

Një nga faqet e shumta në Facebook, ka shpërndarë një fotografi, ku shihen shqiptarë duke festuar me flamur kombëtar dhe me çfteli në duar.

Ka qenë kjo mënyra sesi shqiptarët në burgjet e Greqisë e kanë festuar natën e Vitit të Ri.

Edhe në urimin që kanë dërguar ata kanë qenë të veçantë, duke thënë se nuk do të jenë patriotë më sa për të dalë me flamur, por se kur të dalin nga burgu do të bëjnë edhe mirë, që të jenë shqiptarë të denjë./albeu.com/
Shtuar më 05/01/2015, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori