E FUNDIT/ Shtohet ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri
Shqiptaret me cdo kusht kerkojne Burmali Xhamine
Albeu.com
“Kjo është hera e fundit që kërkojmë në këtë mënyrë rindërtimin e xhamisë. Nëse edhe kjo kërkesë e jona nuk merret parasysh nga Qeveria, atëherë do të shënojmë vendin ku ka qenë Burmali Xhamia dhe do të falemi aty”.Kështu u shpreh Ramadan Ramadani nga Trupi koordinues për rindërtimin e Burmali Xhamisë, që gjendet në sheshin Maqedonia. Për Trupin koordinues që përbëhet nga 38 organizata joqeveritare, vendimi i Qeverisë për rindërtimin e Shtëpisë së Oficerëve në vendin e Burmali Xhamisë është provokim që mund të ketë pasoja afatgjata. “Shpallja e konkursit nga ana e Ministrisë për Transport dhe Lidhje për zgjidhje më të mirë arkitektonike për hotelin, që do të jetë pjesë nga kompleksi i Shtëpisë së Qytetit, paraqet një shembull tipik të diskriminimit ndaj lirisë së të menduarit dhe të shprehjes në Maqedoni”, tha Ramadani. Ndërkaq, “Letrën e Mirëkuptimit” të cilën e nënshkruan 38 organizata dhe në shkurt të vitit 2008 ia dërguan kryeministrit Nikolla Gruevskit dhe ministrave ministrat kompetentë për plotësimin e vendimit të Planit Detaj Urbanistik “Ringu i vogël” edhe me përfshirjen e Xhamisë Burmali në këtë plan, është injoruar dhe fare nuk është marrë parasysh. “Ironia është edhe më e madhe kur Ministria për Kulturë në buxhetin për vitin 2009 ka paraparë mjete për rikonstruktimin e Shtëpisë së dikurshme të Oficerëve, që do të funksionojë si Shtëpi qyteti. Në atë lokacion ka vend vetëm për një objekt edhe atë për Burmali Xhaminë, monument i kulturës që në vitin 1925 në një mënyrë më jo civilizuese është mënjanuar nga ajo hapësirë”, tha Zija Abdiu nga Trupi koordinues. Po ashtu sektori joqeveritar shprehu indinjatë të thellë për fillimin e punëve për ndërtimin e Filarmonisë dhe të Pallatit Gjyqësor në lagjen e njohur Ibni Pajko, ku dikur ka qenë e vendosur xhamia dhe vakëfi i këtij bamirësi të njohur. “Të fillohet ndërtimi i objekteve në lokacion pa zgjidhur çështjet pronësore-juridike, sidomos kur zhvillohet procesi i denacionalizimit, nuk është kurrgjë tjetër pos manifestim i tendencës për dominim një nacional dhe një konfeksional dhe shprehje e madhështie që përfundimisht është rrënuese për një shtet multietnik, multikonfesional dhe multikulturor, shtet që ka begati vlerash civilizuese të krijuara nga kultura dhe religjione të ndryshme”, thanë nga Trupi koordinues. Organizatat joqeveritare kërkojmë urgjentisht të ndërpriten këto procese retrograde, me sjelljen e zgjidhjeve dhe vendimeve kompromise. Që nda viti 2007 ka kërkesa të njëpasnjëshme për rindërtimin e Burmali Xhamisë, por ato deri më tani nuk janë marrë parasysh nga Qeveria. Kohëve të fundit Qeveria Gruevski ka marrë një ofensivë për ndërtimin e kishave dhe objekteve të tjera në vendet që ka pas ndonjë monument që i përket kulturave të tjera. (Anila Limani, lajm)
Shtuar më 12/04/2009, ora 22:18
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori