Shqiptarët marrin 127 dhe ankohen për Ramën: Ka 30 minuta që më del në telefon!
"
Njerëzit kanë marrë 127 për çdo lloj gjëje, deri dhe te targat e makinës,”, kështu deklaroi Skënder
Brataj, drejtor i qendrës
Kombëtare të
Urgjencës.
Ndërsa shtroi problemin se në numrin 127
njerëzit marrin për gjëra që nuk kanë lidhje me situatën aktuale Drejtori i
Urgjencës kombëtare shtoi:
“Një tjetër tha jam nga Shkodra kam 30 min që marr në tel pse më del Rama në telefon.
Tjetri thoshte komshinjtë e mi kanë dyqanin hapur kur do vini t’ia mbyllni”, tha ai në Open në Top Channel.
Brataj bëri dhe apel: Nqs marrin 127 dhe e gjejnë lidhjen e zënë të presin, se kanë më shumë prioritet.
Shtuar më 12/03/2020,
ora 21:55