Shqiptarët i vënë flakën qelisë së burgut në Itali
Pëlqej
Disa shqiptarë në burgun e Italisë i kanë vënë flakën qelisë në burgun e Marassi në Genova.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrethana që ende presin të sqarohen, ndërkohë që janë konfirmuar se autorë të ngjarjes janë 7 të burgosur shqiptarë.

Efektivët e burgut kanë ndërhyrë menjëherë për të mundësuar izolimin e flakëve që vinin nga qelia në katin e tretë, pikërisht në qelinë ku rrinin.

Mësohet se shkak për këtë veprim, që policia e konsideron hakmarrje, ose protestë, është bërë kontrolli i policisë në qeli, nga i cili shqiptarëve u është gjetur celular dhe cigare hashashi. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2018, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori