Shqiptarët i kundërpërgjigjen priftit, shkelin me këmbë flamurin serb
Disa ditë më parë një prift serb e ka larguar flamurin kombëtar që ndodhet në kullën e vrojtimit në Koshare, që nga viti 1999, por shumë shpejtë shqiptarët i janë kundërpërgjigjur veprimit të tij.

Florim Morina dhe Nuhi Bashota i janë kundërpërgjigjur priftit serb, duke e larguar flamurin serb nga Leposaviçi.

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 12:30 ata kanë shkuar në Leposaviç ku edhe kanë larguar flamurin serb nga aty. Të gjitha këto veprime i kanë xhiruar.

“Ma keni hjek flamurin, simbolin e trojeve shqiptare në Koshare. Ti ma ka hjek, edhe unë po ta hjeki ty. Edhe po ta qkyj. Ky nuk ekziston në trojet tona shqiptare, kurrë për jetë as s’ka me ekzistu“, shprehen ata.

“S'më la ndergjegja pa iu përgjigjur priftit serb, shkova në Leposaviq dhe ua hoqa flamurin e çetnikëve serbë, për flamurin Kuqezi me Shqiponjën dy krenare e kallim edhe Beogradin”, ka shtuar Florimi. Leposaviqi është një komunë ku ka një shumicë të banorëve serbë.
Shtuar më 18/10/2020, ora 16:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori