E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
Shqiptarët humbin besimin te televizioni, ku informohen?
Shqiptarët kanë humbur ndjeshëm besimin te media, thotë raporti i publikuar së fundmi nga Unioni Europian i Transmetuesve, që përpilohet në formën e një ankete.

Të dhënat i referohen vitit 2018 dhe tregojnë se, krahasuar me 2017-ën, shqiptarët e kanë humbur ndjeshëm besimin si në televizion, ashtu edhe në radio, median e shkruar, rrjetet sociale e internet. Tendenca është europiane, dhe jo e izoluar vetëm në vendin tonë.

Por, pavarësisht rënies së ndjeshme të besimit, Shqipëria mban disa rekorde. Besimi në televizion ka rënë me rreth 12%, por gjithsesi, me një normë besimi në 65%, shqiptarët janë ndër të parët në Europë, shkruan "scan".

Besimi në radio ndërkohë, fiksohet në 60%, në rënie me 18 pikë përqindje krahasuar me vitin e kaluar. Edhe për shtypin e shkruar, besimi i shqiptarëve ka rënë ndjeshëm, me rreth 11 pikë përqindje, por që nuk ka ndikuar fare në pozicionimin e Shqipërisë në vend të katërt në Europë, vetëm pas vendeve si Norvegjia, Suedia dhe Finlanda.

Edhe në drejtim të internetit, shqiptarët kanë pësuar një rënie të besimit, me 14 pikë përqindje. Ky ndryshim, çuditërisht e mban sërish Shqipërinë në vend të parë në Europë, sa i përket normës më të lartë të besimit te interneti si burim informacioni, me 48% të popullsisë që e besojnë.

Ashtu si me internetin, edhe me rrjetet sociale, shqiptarët janë të parët në Europë, me 40% normën e besimit, në rënie po ashtu në krahasim me 2017-ën. Mesatarja europiane, sa i përket besimit te rrjetet sociale si burim informacioni fiksohet në vetëm 19%.

Krahasimi mes mjeteve të informimit nxjerr në vend të parë në vendin tonë televizionin, ndjekur nga radio, ndërsa në vend të fundit rrjetet sociale, paçka se këtu mbajmë rekord europian, duke besuar 2 her më shumë se një europian mesatar.
Shtuar më 03/06/2019, ora 20:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori