Shqiptarët e shquar të Britanisë
Botuar nga gazeta më e madhe e shqiptarëve “The Albanian”, libri për 100 shqiptarët, që kanë dhënë një kontribut të vecante për kombin shqiptar dhe Britaninë, u prezantuan në një ceremoni dinjitoze, me pjesëmarrjen e shumë shqiptarëve dhe përfaqësuesve të shoqatave më të njohura shqiptare në ishull.

“Nuk ka fushë të jetës që nuk kemi nga një ambasador të shkëlqyer, që nga pishtarët që u kthyen në udhërrëfyes gjeneratash, e deri tek ata që u kthyen në model të brezit të ri britanik apo më gjerë; që nga ata që nuk mund të rrinin pa hapur një shkollë shqipe, e deri tek ata që me krenari prej shqiptari ligjërojnë nëpër universitetet më prestigjioze britanike”, u tha në takim.

Drejtori i gazetës “The Albanian” e cila mbushi 9 vjet nga botimi me një tirazh prej 20 mijë kopjesh e që shpërndahet falas në mbarë Britaninë e Madhe, Petrit Kucana për Top Channel tha se botimi ishte një detyrim në shenjë falenderimi për të gjithë ata që kanë kontribuar dhe kontribuojne për cështjen shqiptare dhe komunitetin.

“Publikimi e “100 Shqiptarët e Britanisë” ishte një obligim për ne si media, në shenjë falënderimi për të gjithë ata që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë për çështjen kombëtare dhe komunitetin, që nga ata që u shndërruan në ambasadorë në ato momente kur nuk kishim ambasadë në Londër, tek të tjerët që me kontributin e tyre po kultivojnë sidomos tek brezi i ri vlerat më të mira që na karakterizojnë si komb, e deri përfaqësuesit e brezit të ri që po shndërrohen në modele të brezit të ri britanik dhe më gjerë, që përfaqësohen denjësisht nga e talentuara Rita Ora”, tha Petrit Kucana. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2013, ora 18:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori