Shqiptarët e paligjshëm kthehen në problem për policinë Britanike
Shqiptarët vijojnë të jenë problem për policinë sa i përket trafikut të drogës në Britani.

Shqiptarët po tentojnë të mbushin vendin me kokainë”, thuhet në shkrim.

“Bandat nga vendi ballkanik janë përpjekur të kontrollojnë tregun fitimprurës të kokainës në qytet gjatë viteve të fundit.

Heroina është lënda narkotike e kontrabanduar tradicionalisht nga kriminelët në Ballkan për shkak se vendndodhja e tyre është në “shtegun e opiumit” nga Afganistani drejt Evropës.

Por, shqiptarët kanë zbuluar se fitime shumë më të mëdha mund të bëhen edhe përmes trafikut të kokainës. Mbretëria e Bashkuar ka një treg të bollshëm të kësaj lënde narkotike dhe për këtë arsye, ata janë tërhequr për të realizuar operacione në këtë vend.

Londra është qendra kryesore e veprimtarisë së tyre kriminale, por të tilla janë krijuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë Birmingham-in”
Shtuar më 26/10/2019, ora 17:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori