Shqiptarët e Kosovës nuk i kanë mbaruar pushimet, fluks makinash në Morinë
Edhe pse jemi në mes të shtatorit dhe temperaturat kanë rënë, shqiptarët e Kosovës vazhdojnë të dynden drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën në bregdet.

Fluks i madh makinash mësohet se është shënuar në Morinë, thuajse i njëjtë me fundjavat e tjera.

Më shumë se 7 mijë qytetarë të Kosovës, në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune kanë kaluar në Morinë dhe destinacioni kryesor i tyre është bregdeti.

Ndërkohë forcat e policisë kufitare po përpiqen që të përshpejtojnë punën e tyre në mënyrë që të shmangin radhët e gjata të pritjes.

Shtuar më 19/09/2020, ora 08:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori