Modelja e famshme vritet në mënyrë makabre, gjendet e pa jetë në shtëpinë e saj

Modelja e njohur në Instagram, Miss Mercedes Morr ka gjetur vdekjen në mënyrë makabre. Sipas autoriteteve, 33-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës ishte Janae Gagnier, ishte mbytur për vdekje në apartamentin e saj në Teksas.

Në të njëjtin rreth apartamentesh, policia gjeti trupin e vrasësit të dyshuar, një 34-vjeçar i cili mendohet se është vetëvrarë duke goditur veten me thikë.

Në apartamentin e modeles nuk u gjetën shenja të hyrjes me forcë dhe nuk mendohet se ka patur lidhje midis të dyshuarit dhe viktimës. Motra e vajzës, London, mendon se motivi mund të ketë qenë thjesht sepse vrasësi mund ta ketë përndjekur.

Mercedes ishte shumë e famshme në rrjetet sociale, pasi numëronte 2.6 milionë ndjekës, ndër ta edhe yje të njohur si Cardi B, Megan Thee Stallion, Meek Mill dhe Snoop Dogg.


Shtuar 1.09.2021 10:16