Shqiptarët dynden drejt kryeqytetit, çfarë po ndodh tani në Tiranë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Sot është Dita e Verës dhe atmosfera festive ndihet kudo në rrugët dhe në sheshet e qytetit të Tiranës.

Kryeqyteti ka veshur ngjyrat e festës, ndërkohë që koha e mirë dhe aktivitetet e shumta kanë bërë që mijëra qytetarë të dalin shëtitje bashkë me familjet dhe miqtë.

Sot në orën 12:00 tek sheshi Skënderbej, do të ketë show, por jo në tokë, në qiell, pasi sot bën 25 vite Aeronautika shqiptare.

Gjithashtu, Parku i Madh pret Ditën e Verës, sivjet edhe më i pastër e më i sistemuar, më i madh me zgjerimet e rrugicat e reja, më i ndriçuar e më rekreativ.

Ai do të jetë sot një nga destinacionet kryesore të qytetarëve të Tiranës. Varka dhe kanoe për argëtim, aktivitete sportive, panair kulinarie e muzikë do të gjallërojnë ditën e sotme.

Ndërkohë që në orën 10:00 nga sheshi “Skënderbej” drejt Liqenit Articial, do të zhvillohet për herë të parë parada e karnavaleve ku fëmijë të shkollave të ndryshme të kryeqytetit do të parakalojnë me veshje të ndryshme.

Veç zbukurimeve me lulet që simbolizojnë largimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës, ndërmarrjet bashkiake kanë veshur edhe të gjitha pemët përgjatë gjithë këtij bulevardi me ngjyra që krijojnë një atmosferë festive.

Në rrugë të ndryshme të qytetit janë ngritur skena më të vogla për të vegjlit, por edhe për të rinjtë të cilët do të kenë mundësi që të ndjekin DJ dhe këngëtarët më të mirë të momentit të zhanreve të ndryshme muzikor. /albeu.com/



Shtuar më 14/03/2018, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori