Shqiptarët braktisin fshatin, çfarë pritet të ndodhë në vitin 2050
Populli shqiptare ndër vite ka treguar se ka në tendencë që të zhvendoset më shumë drejt qendrave të qyteteve të mëdha.

Me shembjen e komunizmit vendi ynë u përball me një lëvizje masive të popullatës që u zhvendosën nga fshatrat drejt qyteteve, dhe kjo është e pranishme edhe ditët e sotme.

Sipas projeksionit të Divizionit të Popullsisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregojnë se në 2050-n, rreth 78.2% e popullsisë së vendit do të jetojë në zonat urbane, duke braktisur kështu edhe ati pak fshatra që janë të populloar ditët e sotme.

Krahasuar me projeksionet e vendeve të tjera të rajonit, Shqipëria ka të projektuar përqindjen më të lartë të popullsisë në zonat urbane.

Pas Shqipërisë renditet Mali i Zi, ku sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara rreth 77% për qind e popullsisë do të jetë e përqendruar në zonat urbane të vendit.

Maqedonia është e treta me 72.7%, Serbia me 68%, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina ka projeksionin më të ulët me vetëm 64% të popullsisë që do të jetojë në zonat urbane.

Për herë të parë në Shqipëri vetëm në vitin 2009, popullsia që jetonte në qytet do të tejkalonte atë që jeton në fshat ndërsa në 2050-n Shqipëria do të ketë përqindjen më të lartë të popullsisë së përqendruar në qytet. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori