Ndërron jetë në një spital në Itali deputeti i LSI
Shqiptarët bëjnë për “ujë të ftohtë” policinë italiane, por në fund e pësojnë keq (VIDEO)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Droga nga Shqipëria drejt Italisë vijon të mbetet një problem i madh.

Mediat e vendi fqinj bëjnë me dije se së fundi në pak minuta në dy operacione janë ndalur dy gomone 3 tone kanabis sativa që ishin nisur nga Shqipëria janë kapur në brigjet e Leçes, shkruan telebari.it .

Në pranga të policisë italiane kanë rënë 4 shqiptarë, skafistë të cilët ishin duke drejtuar gomonet e fuqishëm. Njëra prej gomone ishte e gjatë 9 metra dhe kishte dy motorë më 300 kuaj fuqi. Ajo është ndaluar në ujërat e Barit.

Policia ka gjetur në të 79 pako me kanabis që pas peshimit ka rezultuar të ishin në total një sasi prej 1708 kilogramë kanabis sativa, raporton Panorama.

Ndërsa gomonia tjetër e ndaluar rezultonte të ishte e gjatë 8 metra dhe me dy motorë të fuqishëm. Në këtë gomone janë gjetur 77 pako me kanabis sativa me një peshë totale prej 1413 kilogramësh kanabis sativa.

Të dyja ngarkesat janë sekuestruar në gomenet e shqipatrëve sipas n Guardia di Financa janë dërguar në ruajtje, ndërsa mësohet se vlera e tyre në treg shkonte në 30 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017, ora 21:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori