Shqiptarët masakrojnë me komente Ramën pas vdekjes së 10-vjeçarit: Haram e paç besimin e votën! (FOTO LAJM)

Kryemininistri Edi Rama ka habitur ndjekësit e tij në Facebook me postimin e fundit në lidhje me një paradë të organizuar në Durrës.

Në ditë plot tension si kjo e sotmja, ku një autoambulancë vrau një fëmijë 10 vjec, teksa priste prej ditësh të kalonte me familjen e tij në Greqi, kryeministri Rama ka qëndruar indiferent dhe i heshtur.

Të skandalizuar nga ngjarjet në Kakavijë, ku gati 1 mijë shqiptarë gjenden me fëmijë nëpër makina prej ditësh, qytetarët kanë shpërthyer në kritika të ashpra.

"Sot duhet të mbash zi për atë djalosh që humbi jetën, a smundesh të kesh pak respekt...Turp!"

"Ti a ke lujt nga truri? Humbi jetën fëmija në mes të rrugës, kanë faj njerëzit që të kanë dhënë votën..."

"Haram e paci besimin e popullit..."- shkruajnë vetëm disa nga komentuesit të revoltuar si rrallë herë më parë. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2020, ora 23:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori