Divorci sa vjen e bëhet më i vështirë, avokatja e Shakirës zbulon çdo të ndodh me fëmijët e saj dhe Piques

Duket se ndarja e çiftit ikonë Shakira dhe Gerard Pique nuk do të kalohet kaq lehtë, si për vëmendjen e publikut ashu edhe për vetë protagonistët.

Edhe pse nuk janë zyrtarisht të martuar, për shkak të dy fëmijëve të tyre, ndarja e tyre nuk do të jetë aspak e lehtë nga ana ligjore.

U përfol gjatë se Shakira dëshiron të shpërngulet në Miami së bashku me Sashën dhe Milan, mirëpo Pique është një pengesë për këtë vendim.

Së fundmi, avokatja e yllit të muzikës pop është shprehur në një intervistë se ka shpresë që për hir të fëmijëve ish-çifti të arrijnë në një mirëkuptim.

“Ne të gjithë shpresojmë kështu”, tha ajo në një deklaratë për Europa Press.

Deri në këto momente që flasim, avokatja Pilar Mane u shpreh se nuk është arritur një marrëveshje midis mbrojtësit të Barçes dhe autores së hitit “Waka Waka”dhe se negociatat po rezultojnë të vështira.

Agjencia e lajmeve raporton se ylli i muzikës pop ka mbajtur disa takime me avokaten e saj për të diskutuar një strategji në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve.

Sipas emisionit në YouTube ‘Chisme No Like’ bëhet me dije se autorja e hitit ëaka-ëaka i ka ofruar mbrojtësit të Barcelonës të lirohet nga çdo detyrim finanaciar ndaj fëmijëve, ajo zotohet t’i paguaj futbollistit udhëtimin në klasën e parë drejt Miamit për të vizituar fëmijët 5 herë në vit. Madje në këtë propozim Shakira është treguar bujare, pasi i ka propozuar që edhe verën, Sasha dhe Milan ta kalojnë me babain e tyre.

Dhe qershia mbi torte në këtë ofertë është se ajo i ka ofruar të mbulojë 20% të borxhit të futbollistit rreth 2.5 milionë dollarë që ai ka për shkak të çështjeve ligjore në Spanjë.

Mirëpo, të gjitha këto janë hedhur poshtë nga mbrojtësi historik i Barçes, i cili nuk i konsideron në krahasim me kohën e reduktuar që do të kalojë me fëmijët e tij.