Shqiptarët e Preshevës kërkojnë zbatimin e Paketës Ahtisaari edhe në Lugin
Albeu.com
Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës mbështet Paketën e Ahtisaarit dhe kërkon "vlerat dhe garancitë" e saj edhe për komunitetin e rajonit, që banohet me rreth 100 mijë shqiptarë.Deklarata e këshilltarëve i jep "përkrahje pa rezervë Planit të presidentit Ahtisaari", dhe vlerësohet si "i vetmi kompromis i mundshëm për zgjidhjen e statusit të Kosovës".

Në deklaratë thuhet “mbështetur në parimin e reciprocitetit, Kuvendi angazhohet për zbatimin e vlerave dhe garancive të këtij Plani për mbrojtjen edhe të komuniteteve në Luginën e Preshevës".

Këshilltarët shqiptarë të Luginës theksojnë se për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të rajonit "është e papranueshme çdo formë militarizmi" dhe kërkojnë "shtimin e vëmendjes së faktorëve ndërkombëtarë në ndjekjen me përkushtim të gjendjes në Luginën e Preshevës".
Shtuar më 02/10/2007, ora 09:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori