Lot dhe përqafime, "pumat" shqiptare nisen drejt Afganistanit (FOTO LAJM)

Një kontigjent i FA shqiptare është nisur drejt Afganistanit. Kontigjenti në fjalë do të shërbejë në Herat, nën komandën e FA italiane.

Ministrja Kodheli vlerësoi bashkëpunimin me një vend, siç tha ajo “aleat strategjik dhe mik, si Italia”, si dhe shprehu mirënjohjen për qeverinë italiane, “për mbështetjen e pakursyeshme që i kanë dhënë ndër vite, vendit dhe Forcave tona të Armatosura”, si dhe u shpreh e vendosur për vijimin e këtij bashkëpunimi.

“Shqipëria mbetet shpresëplotë dhe e palëkundur të vijojë bashkëpunimin me Italinë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Një tjetër projekt i madh që jemi duke përfunduar me Forcat e Armatosura italiane, është dhurimi i armatimit model NATO, që për vitin 2017, do të plotësojnë të gjitha nevojat e Forcave tona të Armatosura.”- theksoi ministrja Kodheli. Kontigjenti i nisur sot është pjesë e kompanisë “Puma” të b2k të Forcës Tokësore dhe përbëhet nga 40 ushtarakë, mes të cilëve edhe 2 femra.

Ky kontingjent do të shërbejë në Komandën e Trajnim – Këshillimit dhe Ndihmës në Herat të Afganistanit për një periudhë 6– mujore, brenda fushës së përgjegjësisë italiane. /albeu.com/
Shtuar më 10/12/2016, ora 15:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori