"Shqiponjat" gati të mësyjnë në Kukës, cili është misioni
Dhjetra forca të policisë "Shqiponja" do të mbërrijnë në Kukës këtë të hënë.

Mësohet se pranë Drejtorisë së Policisë së Kukësit do zbarkojnë për disa muaj 25 efektivë të forcave ‘Shqiponja’ të cilët do të operojnë në të gjithë qarkun e Kukësit.

Objektiv i tyre do të jetë lufta ndaj narkotikëve dhe krime të tjera më të rënda.

Një ndërhyrje e tillë në policinë e qarkut po shihet nga vendasit si një fakt që kjo e fundit ka dështuar në luftën ndaj këtyre krimeve.
Shtuar më 09/08/2020, ora 15:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori