“Shqiponja” dhe FNSH zbarkojnë në qytet, blindohet Elbasani
Mbrëmjen e sotme Elbasani është blinduar nga prania e forcave policore të cilët kanë blinduar gjithë zonat.

Pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në këtë qytet, raportohet që kjo është prania më e shumtë e konstatuar në këtë qytet.

Në të gjitha kryqëzimet dhe akset rrugore të Elbasanit si dhe nëpër lagjet kryesore të këtij qyteti ka patrullime të forcaveShqiponja’ dhe të FNSH-së.

Ndërkohë, mësohet se policia është duke kontrolluar imtësisht përdoruesit e automjeteve dhe të gjithë personat me precedentë penalë shkruan bë.

Ka patur kontrolle të befasishme në biznese të ndryshme dhe në banesa. Burimet zyrtare janë të rezervuara në dhënien e informacioneve , por burime konfindenciale konfirmuan se policia është duke ushtruar detyrat e saj për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike si dhe për parandalimin dhe zbulimin e aktivitetit kriminal që ushtrojnë persona të ndryshëm. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2019, ora 20:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori