Mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën ishte e ftuar ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj.
Ajo u vendos në një sfidën e “ringut” ku në
thes ishin të vendosura fotot e konkurrentëve të programit. Ndërkohë që u përgjigjej pyetjeve
Shqipja duhet të grushtonte thesin në “ring” me foton përkatëse të emrit që ajo zgjidhte.
Pyetjes “Cili nga personazhet në
thes duhet të largohet menjëherë nga ‘Për’puthen’?”
Shqipja e vendosur tha se të gjithë nuk e meritojnë të rrijnë, por një nga emrat që përmendi se duhet të largohet menjëherë ishte emir i Fationit.
Pyetjes “Cilin do të kishe dashur të puthje, puthe tani dhe mos e godit”,
Shqipja u përgjigj duke dhënë emrin e
Andit. /tch
Shtuar më 05/12/2020,
ora 23:23