Zgjedhjet lokale, Berisha: Kandidatët e PS i caktojnë bandat dhe trafikantët

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë takimit ke kandidatët e kësaj force politkke për zgjedhjet lokale të 14 majit, ka akuzuar sërish kryeminsitrin Edi Rama për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

Berisha tha se Edi Rama dhe banda e tij ju vodhën votat shqiptarëve për të marrë të gjitha pushtete.

Sipas tij kandidatët në krahun tjetër i caktojnë bandat dhe paratë e drogës.

“Ju përshëndes përzemërsisht dhe shpreh kënaqësinë time të madhe që takoj sot, ekipin e fitores. Takoj përfaqësuesit e votës së lirë, takoj kandidatët për qytetarë të parë të këtij vendi, të cilët vijnë në procedurën më transparente, më dinjitoze për një vend dhe një komb. Kjo përbën një arritje madhore për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe në kushtet e një vendi, ku skandali dhe supërskandali janë tipar kryesor, ku vendimmarrja është obskure se çdo vend tjetër të Europës dhe më gjerë.

Në kushtet e një vendi ku kandidaturat e krahut tjetër i përcakton droga, narkoeurot, bandat, klanet e tyre, prania juaj në garë elektorale është prania e misionarëve të vërtetë. Misionarëve për të çuar më përpara kauzën e lirisë dhe dinjitetit. Misionarëve për të përmbysur sistemin monist të vendosur me mbështetjen e mafias shqiptare, rajonale, evropiane dhe botërore. Edi Rama arriti të vendosë në Shqipëri, monizmin e plotë. Të vendosë kontrollin e plotë dhe total në të gjitha pushtetet, sepse rrëmbeu votën e lirë të qytetarëve shqiptarë. E shndërroi atë në një vlerë fiktive, jo reale”, u shpreh Berisha.


Shtuar 6.02.2023 17:44