Ndahet nga jeta nëna e deputetit Flamur Noka

Deputeti demokrat Flamur Noka ka humbur nënën e tij. Lajmi është bërë i ditur nga vetë deputeti, i cili përmes një njoftimi në Facebook ndan me miqtë edhe detajet e ceremonisë mortore.

Flamur Noka: Te dashur miq. Me dhimbje te thelle ju njoftoj ndarjen nga jeta ne moshen 85 vjecare te nenes sime Ajshe Noka. Ceremonia e Varrimit do te zhvillohet Diten e Premte ne ora 11.00 ne vendlindjen time, ne fshatin Novosej te Bashkise Kukes. Pritja behet deri ne diten e Diel ne Bar Restorant “Izet Tocilla”Novosej Faleminderit


Shtuar 24.05.2023 19:56