Shqiperia vendi me interesant
Albeu.com
Austriakut Rupert Hofer, gjatë karrierës së tij 36 vjeçare si shofer, më së shumti i ka pëlqyer udhëtimi nëpër Shqipëri. Nga Sahara, nëpër Maroko, deri në Polin e Veriut, si shofer i ndërmarrjes “Pernsteiner”, austriaku Rupert Hofer pothuajse ka vizituar të gjitha vendet me pasagjerët e vet.
“Njëri nga udhëtimet më interesante ka qenë Shqipëria. Mikpritja dhe para së gjithash peizazhi i shkëlqyeshëm, na kanë lënë më së tepërmi përshtypje. Po ta kemi parasysh se para 20 vitesh, një shqiptar nuk guxonte të kishte veturë, tani vendi është mbushur përplot me mercedesë të vjetër”, rrëfen Hofer.

Gjatë ngasjes nëpër Shqipëri duhet pasur kujdes të posaçëm, sepse sipas tij “shumica e shqiptarëve më me dëshirë e kanë blerë një patentë shoferi se sa ta fitojnë me provim”, shkruan e përditshmja austriake “Nachrichten”. (lajm)
Shtuar më 03/02/2010, ora 16:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori