Shqipëria vatër tërmetesh, në 3 ditë kanë rënë 520 të tillë
Në vetëm 3 ditë, Shqipëria është prekur nga 520 goditje tërmeti.

E gjithë Shqipëria është e rrezikuar nga tërmetet, për shkak të aktivitetit të dendur tektonik, sidomos në zonat bregdetare jonike dhe adriatike.

Ashtu si tërmeti mbi 5 ballë i ditës së mërkurë, me epiqendër në zonën e Gjirit të Lalzit, i cili prej më shumë se dy ditësh shoqërohet vazhdimisht me tërmete të tjera.

"Aktiviteti vazhdon, numërohen rreth 520 pas goditje, ku më e forta përveç të mërkurës, 4.2 ka qenë ajo e orëve të para të mëngjesit, me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter", tha për TCH Edmond Dushi, sizmolog.

A do të bjerë më tërmet?

"Nisur nga ecuria e aktivitetit, ne mendojmë që është duke u relaksuar, pra duke arritur në ekuilibër.

Kjo do të kërkojë edhe pak kohë, por një situatë e tillë ka treguar se të radhës do të jenë me magnitudë më të vogël, pra të mos përbëjë më rrezik",- thotë Edmond Dushi. /albeu.com/



Shtuar më 06/07/2018, ora 16:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori