Shqipëria tjetër gjatë vizitës së Papa Franceskut
Pëlqej
Ditën e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, bota pa vërtet një Shqipëri tjetër. Një vend në festë, por një festë e kufizuar vetëm në qendër të Tiranës, aty ku u mblodhën mijëra qytetarë për të parë nga afër Atin e Shenjtë. Por një pjesë tjetër e botës pa Shqipërinë e vërtetë.

Emisioni satiriko –investigativ Striscia la Notizia e tregoi realitetin përmes një tjetër “pape”. Një prej bashkëpunëtorëve të emisionit, i veshur si Ati i Shenjtë, udhëtoi nga Durrësi në Tiranë, duke i ofruar botës imazhet e vërteta të Shqipërisë. Emisioni e nis rrëfimin e tij që në doganën e Durrësit, ku Papa fals nuk pritet me lule, por “me këmbët e para” nga një punonjës i sigurisë në doganë.

Më tej, emisioni vë në lojë edhe publicitetin e shumtë që i është bërë kësaj vizite, me banderola e billboard –e të vendosur në rrugë e autostrada. Me tej, Papa i Striscia la Notizia i tregon botës gjendjen e Portit të Peshkimit në Durrës. Imazhet flasin vetë dhe atyre u shtohen edhe peshkatarë që drekojnë në mes të rrugës.

E kujt nuk i ka bërë përshtypje rrëmuja në plazhet shqiptare? Veçanërisht ambulantët që shesin komerdare, topa e gjithçka tjetër. S’mund t’i shpëtonte ky realitet emisionit që spikat me satirën e tij të hollë.

Shtuar më 23/09/2014, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori