Shqipëria siguron 10 milionë dollarë financim për mjedisin
Ministri i Mjedisit Lefter Koka mori pjesë në Asamblenë e 5-të të GEF - Fondi Mjedisor Global, të mbajtur në Meksikë. Ky takim shqyrtoi dhe miratoi një sërë dokumentash të rëndësishëm që lidhen me politikat dhe prioritetet e GEF në katërvjecarin e ardhshëm.

Asambleja miratoi prioritetet dhe objektivat kryesore të GEF për katër vitet e ardhshme. Fushat kryesore të kësaj asistence lidhen me financimin e projektet në fushën e mjedisit, degradimit të tokës, ndryshimeve klimatike, biodiversitetit, pyjeve, ujërave dhe kimikateve.

Shqipëria ka përfituar dhe do të vazhdojë të mbështetet nga GEF dhe për katër vitet e ardhshme. Ky financim do të jetë në formën projekteve për fushat e mësipërme dhe në total ato do të kapin shifrën e rreth 10 milionë dollarëve.

Shqipëria do të jetë gjithashtu përfituese nga fondet shtesë të GEF edhe për një sërë projektesh rajonale dhe ndërkufitare që do të financohen këto katër vite sic janë ujërat ndërkufitare ku prioritet do të ketë baseni i Drinit si dhe ujërat e deteve Adriatik dhe Jon.

Shtuar më 29/05/2014, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori