Lewandowski: Ndaj Shqipërisë vetëm për fitore, por nuk do të jetë ndeshje e lehtë

Pas përfundimit të sfidës së mbrëmshme, ku Polonia u mposht nga Çekia me rezultatin 3-1, Robert Lewandowski ka folur duke theksuar ndër të tjera se ndaj Shqipërisë të hënën do të luajnë vetëm për fitore.

“Duhet të fitojmë ndaj Shqipërsië. Ne nuk do të marrim parasysh asnjë rezultat tjetër. Nuk do të jetë një përballje e lehtë. Ne lojtarët e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë kualifikuese.

Do të ketë luftë kudo dhe asgjë nuk do të jetë e lehtë për ne. mund të analizojmë lojën, të korrigjojmë gabimet ndaj Çekisë, por duhet të shohim edhe përpara. Ne e dimë se kjo ndeshje me humbjen 3-1 ka përfunduar, por zemërimi do të na qëndrojë dhe duhet të na japë energji pozitive për të hënën në takimin ndaj Shqipërisë”, tha Lewandwoski.


Shtuar 25.03.2023 12:59