GJKKO pushoi hetimin për Ardian Dvoranin, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës

 

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për pushimin e hetimit për ish-kreun e KED, Ardian Dvoranin.

Pasi GJKKO pushoi çështjen, ish-presidenti Ilir Meta vendosi që të bëjë rekurd në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që kjo e fundit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Meta e akuzoi Dvoranin për veprat “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit”, lidhur me përplasjen për emrat e kandidatëve për t’u emëruar në Gjykatën Kushtetuese.