Shqipëria rikonfirmon progres në reforma dhe zbatimin e Konventës së Helsinkit
Pëlqej
Zv. Ministrja e Mjedisit zj. Djana Bejko mori pjesë në Javën Botërore të Ujit në Stockholm të Suedisë ku Shqipëria do të konfirmonte reformat në kuadër të menaxhimit të integruar të ujërave dhe ratifikimit të amendamenteve të KONVENTES së HELSINKIT nga Republika e Shqipërisë.

Gjatë fjalës së saj zj. Bejko theksoi reformat e fundit të qeverisë Rama në kuadër të menaxhimit të integruar të ujërave, strukturat efektive, prioritetet e menaxhimit dhe ujërave si dhe mekanizmat operacionale në nivel kombëtar dhe ndërkufitar. Shumë i rëndësishëm në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi ndërkufitar me vendet fqinje, me te cilat vendi ynë ndan burime ujore të përbashkëta.

“Falë ratifikimit të Konventës së Helsinkit (UNECE) dhe së fundi amendamenteve 25 dhe 26 të kësaj konvente”- u shpreh zj. Bejko, “Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh ndërkufitare me Malin e Zi, Maqedoninë, Kosovën dhe Greqinë me objektiv kontrollin dhe reduktimin e impakteve ndërkufitare të ujërave sipërfaqësore si dhe përdorimin e arsyeshëm, të barabartë dhe të qëndrueshëm të ujërave të përbashkëta”. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori