Shqipëria “pushtohet” nga “Air Serbia”
Pëlqej
Pas 6 vjetësh mungesë, në Shqipëri rikthehet kompania ajrore serbe “Air Serbia”. Lajmi është dhënë nga portali INA, sipas së cilit kjo kompani do të fillojë fluturimet në datën 23 shtator të këtij viti, ndërkohë që kompania ajrore shtetërore serbe parashikon të tërheqë një numër të konsiderueshëm të pasagjerëve transit të linjës Tiranë-Beograd.

Nuk dihet saktësisht se si do operojë me fluturimet kjo kompani, por mesa mësohet do të jenë 3 fluturime në javë. Pas shkëputjes së marrëdhënieve me kompaninë paraardhëse “JAT airëays” në vitin 2008, marrëdhënie e cila u ndërpre si pasojë e shkurtimit të kostove por edhe se Shqipëria ishte një destinacion jo shumë fitimprurës, tashmë kompania “Air Serbia” është kompania e dytë serbe në histori e cila operon me Shqipërinë.

Gjendja tashmë ka ndryshuar në Shqipëri, dhe tregu për kompanitë e huaja ajrore është më i thjeshtë dhe më i arritshëm. Pas “Albania Airlines” që ndërpreu shërbimet në vitin 2011, edhe kompania “Bell Air” tashmë nuk operon më pas falimentimit që pësoi vitin e kaluar dhe akuzave për monopol. Në këtë mënyrë për linjat e huaja ajrore janë rritur mundësitë për të tërhequr pasagjerë nga Shqipëria.

Të dhënat zyrtare të Aeroportit të Rinasit tregojnë se pas largimit të “Bell Air” numri i pasagjerëve është rritur më 6.8 % ndërkohë që është ulur numri i udhëtimeve me po të njëjtën shifër. Pra, tregon qartë që menaxhimi i gabuar ka ndikuar në këto shifra dhe tashmë linjat e huaja jo vetëm që kanë më shumë siguri për të operuar në Shqipëri, por edhe qytetarët ndihen më të qetë e më të qartë.
Shtuar më 12/08/2014, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori