Shqipëria po zgjohet nga tërmete, sizmiologu sqaron situatën
Prej ditësh, disa qytete në vend janë lëkundur nga tërmete të njëpasnjëshme duke rikthyer panikun te qytetarët.

Llidhur me këto lëkundje, sizmiologu Rrapo Ormeni tha për Syri tv se qytetarët nuk duhet të kenë frikë. Ai tha se tërmetet e fundit nuk kanë lidhje me tërmetin e Durrësit.

“Tërmeti i shtatorit të shkuar ishte në një zonë tjetër. Kurse këto lëkundje kanë ndodhur në zonën Lushnje-Elbasan-Dibër, që është një zonë aktive sizmike.

Tërmete të këtij niveli janë gjeneruar vit për vit në këtë zonë.

Ky tërmet është shoqëruar nga disa pasgoditje. Është karakteristikë për këtë zonë. Në vitin 2015 aty ka rënë një tërmet me shkallë 5.0.

Njerëzit, pas goditjes së 26 nëntorit, tani janë më të ndjeshëm, por më përpara kanë ndodhur të tilla lëkundje dhe njerëzit nuk duhet të kenë probleme për tërmete 4.6 apo 5.0.

Goditja kryesore ka qenë 4.6 dhe lëvizjet e tjera janë më të vogla dhe po vijnë duke u shuar,” tha Ormeni.
Shtuar më 24/09/2020, ora 12:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori