Shqipëria pjesë e Studimit klinik të Solidaritetit, merr përgëzime nga OBSH
Shqipçria ka marrç pjesç nç Studimin KlinikSolidaritetit dhe pçr kçtç çshtç pçrgçzuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sic shprehet OBSH-ja, mbi 100 vende të botës janë duke punuar së bashku përmes këtij studimi, për të gjetur mjekimet e efektshme në kohën më të shpejtë të mundshme.

Postimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë

OBSh-ja përgëzon Shqipërinë për pjesëmarrjen në Studimin klinikSolidaritetit. Mbi 100 vende në botë janë duke punuar së bashku përmes këtij studimi, për të gjetur mjekimet e efektshme në kohën më të shpejtë të mundshme.

Studimi përfshin pacientët në moshë të rritur me COVID-19, të hospitalizuar. Pacientët adultë, të cilët marrin trajtimin spitalor standard, do të marrin gjithashtu medikamente që po studiohen për veprimin e tyre ndaj koronavirusit të ri dhe sëmundjes së shkaktuar prej tij.

Në Shqipëri do të zbatohet i njëjti protokoll standard, sikurse edhe në vendet tjera. Çdo pacient jep pëlqimin e tij nëse dëshiron të marrë edhe medikamentet në studim apo jo. Ekipi mjekësor i trajnuar vlerëson gjendjen e çdo pacienti për sëmundjet bashkëshoqëruese dhe kundërindikimet.

Përmes Studimit klinikSolidaritetit, do të studiohen medikamentet:

– chloroquine ose hydroxychloroquine;

– lopinavir dhe ritonavir;

– lopinavir/ritonavir plus interferon beta,dhe remdesivir.

Medikamente të tjera mund të shtohen në studim sipas të dhënave kërkimore.

Studimi monitorohet nga Komiteti për të dhënat globale dhe monitorimin e sigurisë, i përbërë nga një grup ekspertësh të pavarur.

Shtuar më 26/04/2020, ora 17:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori