Shqiperia pershendet marreveshjen Prishtine-Shkup
Albeu.com
Ministria e Punëve të Jashtme përshëndeti sot marrëveshjen e arritur prej komisioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë për përcaktimin e vijës kufitare midis dy vendeve.
Përmes një deklarate për shtyp, Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë bashkohet me deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Përbashkët, z. Havier Solana, i cili përgëzon në mënyrë të ngrohtë autoritetet e dy vendeve për arritjen e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme si një shenjë pjekurie, përgjegjësie dhe respekti reciprok.
Shtuar më 17/10/2009, ora 20:52
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori