Shqipëria përshëndet marrëveshjen për klimën në Paris
Shqipëria ka përshëndetur marrëveshjen e arritur të shtunën në samiti të gjatë mbi ndryshimet klimatike të quajtur edhe si “Cop21".

Konventa kuadër mbi ndryshimet klimatike, e nënshkruar në Paris, i vendos të gjitha vendet e botës përballë një kuadri afatgjatë e të qëndrueshëm, me synimin për të pakësuar emetimet globale të gazrave serë. Pa përjashtim, të gjitha shtetet angazhohen në mënyrë serioze dhe ambicioze për të zbatuar objektivat e qarta dhe të njëpasnjëshme, për të raportuar mbi progresin e zbatimit të tyre nëpërmjet një procesi rigoroz e të standardizuar rishikimi, që do të pakësojë ndjeshëm rreziqet dhe ndikimet nga ndryshimi i klimës.

Sipas komunikatës së Ministrisë së Jashtme, dakordësia e vendeve për t’u takuar çdo 5 vite për një veprim të përbashkët është shprehje e urgjencës dhe nevojës për angazhim ndaj rrezikut që vjen prej ngrohjes globale, për të qenë kolektivisht të angazhuar në anën e shkencës.

Shqipëria, si partnere me kontribut konkret në përpjekjet e përbashkëta, paraqiti angazhimet e saj kombëtare, që prej tetorit 2015 dhe është tërësisht e angazhuar të zbatojë me rigorozitet angazhimet e marra për të pakësuar emetimet e dioksidit të karbonit (CO2) me 11.5% deri në vitin 2030. /albeu.com/

Shtuar më 13/12/2015, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori