Shqipëria, përballë sfidash të rëndësishme
Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori ka shprheur sot vlerësimin për ndihmën që qeveria amerikane vazhdon t’i japë sistemit të drejtësisë dhe gjyqësorit në vendin tonë.

Gjatë një takimi me ambasadortin amerikan Aleksander Arvizu, Zaganjori ka shprehur gadishmërinë për ta vazhduar më tej këtë bashkëpunim duke theksuar se kjo mbështetje duhet të konsistojë në konsolidimin e mëtejshëm të reformave në sistemin e drejtësisë e veçanërisht në Gjykatën e Lartë. Duke vlerësuar funksionimin e shtetit ligjor dhe demokracisë amerikane, Z. Zaganjori e ka quajtur një mundësi të mirë përfitimin nga eksperiencat e këtij vendi, në lidhje me mirëadministrimin e sistemit gjyqësor.

Nga ana e tij Ambasadori Amerikan Aleksandër Arvizu, e ka falenderuar Z. Zaganjori për pritjen, duke i uruar gjithashtu dhe marrjen e detyrës si Kryetar i Gjykatës së Lartë, duke vlerësuar në të njëjtën kohë figurën dhe kontributin e tij në fushën e drejtësisë.

Sipas Z. Arvizu, edhe pse Shqipëria ndodhet përballë sfidash të rëndësishme, deri tani janë arritur rezultate të pëlqyeshme në shumë fusha. Ambasadori Arvizu u shpreh optimist se Shqipëria do të ecë me hapa të sigurt dhe të qendrueshëm drejt zhvillimit.

Shtuar më 21/05/2013, ora 16:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori