Shqipëria ka kaluar në vendin e tretë porsa i përket shkëmbimeve
tregtare me Kosovën. Bllokada
tregtare me Serbinë ka rritur fort eksportet shqiptare
drejt Kosovës.
"Shqipëria në të kaluarën ka qenë në vend të shtatë dhe të tetë, përsa i përket shkëmbimeve
tregtare me Kosovën dhe tani del e treta, pas BE-së dhe Maqedonisë", thotë Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit.
Kryetar i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka u shpreh se ka një rritje të dukshme të nivelit të qarkullimit tregtar dhe kjo rritje sipas informacionit që ne kemi, vjen kryesisht në sektorin e materialeve të ndërtimit.
Mbyllja e kufijve me Serbinë po e ndryshon hartën
tregtare të Kosovës dhe biznesi kosovar do ta orientojë tregtinë
drejt Shqipërisë.
"Bizneset e Shqipërisë të të gjithë sektorëve të vijnë dhe të qëndrojnë në Kosovë", tha Shahini.
Anastas Angjeli, ish-ministër i Ekonomisë thotë se ka ardhur momenti për të politika të reja
tregtare që do nxisnin tregtinë mes dy vendeve.
"Një klimë e re, një konfiguracion i ri i strukturës ekonomike dhe
tregtare ka krijuar një situatë për të pasur një vizion me perspektiv në drejtim të zhvillimit të ardhshëm të marrëdhënieve
tregtare", tha Angjeli.
Ministri kosovar per Zhvillim Ekonomik Besim Beqja
thote se qeveria e
Kosoves eshte duke ecur ne kete drejtim dhe premton heqjen e te gjitha barrierave.
"Të shkojmë
drejt eliminimit të të gjitha barrierave,
drejt krijimit të një kuadri ligjor, i cili i mundëson biznesit për t'u zhvilluar, por jo për të dhënë orientim", tha Beqaj.
Shtuar më 12/08/2011,
ora 18:55