Shqiperia nxit Malajzine te njohe pavaresine e Kosoves
Albeu.com
Shqipëria shpreson se Malajzia do të pranojë dhe njohë pavarësinë e Kosovës, për të kontribuar kështu në sjelljen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, bën të ditur agjencia e lajmeve Bernama.Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Edith Harxhi, ka deklaruar se Ballkani ka kaluar nëpër shumë konflikte dhe tash është koha të harrohet e kaluara dhe të hapet një kapitull i ri.

"Unë jam siguruar nga qeveria e Malajzisë se është duke e shqyrtuar njohjen e Kosovës si një vend të pavarur. Kjo, sepse, me njohjen e Kosovës do të ndihmonte në sjelljen e paqes dhe stabilitetit në tërë rajonin e Ballkanit”, ka thënë ajo.

Harxhi ndodhet për një vizitë treditore në Malajzi, për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale dhe ato të tregtisë në mes të dy shteteve. (telegrafi)
Shtuar më 31/10/2008, ora 00:11
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori