Sot dita botërorë e çokollatës, si lindi produkti më i pëlqyer në botë?

Sot është Dita Ndërkombëtare e Çokollatës. Në një artikull publikuar nga Agjencia Italiane e Lajmeve (ANSA) thuhet se, në përgjithësi, përbërësit bioaktive në çokollatën e zezë mund të jenë të shkëlqyera për lëkurën tuaj, sidomos tani që jemi në stinën e nxehtë të vitit.

Fjala çokollatë rrjedh nga pija e parë me përmbajtje të saj çóko. Por si lindi produkti më i pëlqyer në mbarë botën? Çokollata ka si bazë bimën e kakaos, e cila ka një origjinë antike rreth 6000 vjet më parë në lumenjtë Amazona.

Kakao thahet 7 ditë në diell para se të porositet për të prodhuar çokollatë. Studiuesit kanë vërtetuar se çokollatë e mirëfilltë është vetëm çokollata e zezë. Në të kaluarën çokollata përdorej si lek pasi në kohën e Majave, thuhet se kokrrat e kakaos ishin përdorur si valutë për shkak se konsiderohej me më shumë vlerë se ari. Në Europë produkti i çokollatës erdhi nga Amerika, teksa sot kontinenti ynë mban vendin e parë për sasinë e konsumit të saj.

Zviceranët mbajnë rekord për konsumin e çokollatës, pasi një zviceran konsumon deri në 10 kilogram në vit. Ndërkohë shqiptarët nuk cilësohen ndër popujt që shquhen për konsumin e çokollatës. Në vitin 2022 kanë hyrë në Shqipëri rreth 518 mijë kg çokollatë, ose rreth 5.4 kg për person./Albeu.com.


Shtuar 7.07.2023 13:56