Rama: Shqiptarët myslimanë e të krishterë besojnë tek e ardhmja evropiane
Pëlqej
Kryeministri, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në një ekspozitë kushtuar besimit të çelur në vigjilje të vizitës ë shumëpritur të Papës Rama theksoi se shqiptarët myslimane e të krishterë besojnë tek e ardhmja evropiane dhe duhen respektuar për paqen që kanë dhënë në rajon.

“Ardhja në Shqipëri e një lideri shpirtëror dhe pritja e tij me padurim nga të krishterët shqiptarë është një mrekulli e rrallë për botën e trazuar. Sot ka rëndësi një fakt, sa kuptim plotë aq edhe imponues për këdo nga ne që sheh se bota sot bëhet gjithnjë më e vogël dhe ajo që deri dje dukej se ndodhte prapa diellit sot ndodh te shtëpia jote. Mes shqiptarët nuk ka sherr e as ndasi fetare. Shqiptarët janë myslimanë dhe të krishterë. Shqipëria nuk është një vend mysliman por një vend evropian me mysliman e të krishterë”- u shpreh Kryeministri Rama.

Më tej ai theksoi se Shqipëria është shembull i bashkëjetesës fetare dhe përsëriti se Evropa ka nevojë për vendin tonë po aq sa ka edhe ai për Evropën.

“Shihja sot faqen e parë të një përditshme majtas Papa Françesku dhe djathtas kreu i Komunitetit Mysliman. Një foto sa një milion fjalë. Jetojmë në kohë të vështira. Papa Françesku thotë se ka filluar Lufta e Tretë Botërore. Lufta që ka filluar në Irak dhe Siri është një luftë e ngjashme me një epidemi vrastare përhapja e të cilës nuk sheh kufij. Papa Gjon Pali i II zbriti në Shqipëri kur kishte mbaruar Lufta e Ftohtë. Ka kaluar shumë kohë por jo dhe aq sa për të mos reflektuar për psenë e ardhjes së një tjetër Pape. Shqiptarët myslimanë e të krishterë kanë kurorëzuar një proces historik paqeje. Ati i shenjë vjen ti flasë mbarë Evropës për nevojën e bashkimit. Sot Evropa ka nevojë për Ballkanin po aq sa ka nevojë Ballkani për Evropën. Sot shqiptarët i duhen Evropës sa i duhet Evropa shqiptarëve.”- u shpreh Rama.

Kryeministri Rama theksoi se ekspozita synon ti tregojë shqiptarët ashtu siç janë në të vërtetë dhe se për cilat vlera ata duhen respektuar.

“Shqiptarët duhet të respektohen për atë gjak të derdhur, duke i dhënë krishterimit 40 martirë. Ekspozita besim, nuk synon ti tregojë shqiptarët siç nuk janë. S’ka qenë qëllimi për ta nxjerrë këtë popull më katolik se Papa.”- u shpreh kryeministri.
Shtuar më 20/09/2014, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori